“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Oj Aishëz, Xhibrili po të jep selam!” Thashë: “Edhe mbi të qoftë paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut!” Aishja thotë: “Ai (i Dërguari i Allahut ﷺ) sheh gjëra që ne nuk i shohim.””