“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejme ishte e hipur mbi deve, kurse Enxheshi, shërbëtori i Pejgamberit ﷺ, u grahte deveve. Pejgamberi ﷺ i tha: “O Enxhesh! Kujdes me gastaret (gratë) gjatë grahjes së deveve (mbi të cilat ndodhen ato) !””