“Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Sheriku, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, bujta te tezja ime, Mejmunia, ndërkohë që Pejgamberi ﷺ ishte aty. Në një të tretën e fundit të natës, ose në një pjesë të saj, ai u ul, shikoi nga qielli dhe tha: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës ka shenja për mendarët.” (Ali Imran, 190)”