“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Sulejman Tejmiu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, dy burra teshtinë në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai u lut për njërin, por nuk u lut për tjetrin. Njëri prej tyre tha: “O i Dërguari i Allahut! Për të u lute, kurse për mua jo!” I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Ky e lavdëroi Allahun (duke thënë: “Elhamdulilah") , kurse ti nuk e lavdërove.””