“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Dinari, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush teshtin, le të thotë: “Elhamdulilah (falënderimi i takon Allahut) ”, kurse vëllai i tij - ose ka thënë: shoku i tij, - le t'ia kthejë: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!) .” E, kur t'i ketë thënë: “Jerhamukallah”, ky le t'ia kthejë: “Jehdikumullahu ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen) !””