“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e këtij i ka treguar Seid Makburiu, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu e pëlqen teshtitjen dhe e urren gogësimën. Andaj, kur dikush teshtin dhe thotë: “Elhamdulilah”, çdo muslimani që e dëgjon i takon t'i thotë: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!) .” E, sa i përket gogësimës, ajo është prej shejtanit, andaj le të tentojë ta ndalë aq sa ka mundësi! Pra, kur dikush e hap gojën duke lëshuar zë “haah...”, shejtani qesh me të.””