“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Eshath ibn Sulejmi, e ky e ka dëgjuar Muavi ibn Suvejd ibn Mukarrinin se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka urdhëruar që: 1. Ta vizitojmë të sëmurin, 2. Ta përcjellim xhenazen, 3. Të lutemi për atë që teshtin, 4. T'i përgjigjemi ftesës, 5. Ta kthejmë selamin, 6. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi dhe 7. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar . Ndërkaq, na ka ndaluar shtatë të tjera: 1. Unazën e arit, - ose ka thënë: rrethin e arit, 2. Veshjen e mëndafshit, 3. Armaçin, 4. Sundusin (lloj mëndafshi) dhe 5. Shalat (shtrojat) e mëndafshta.””