“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, dy burra teshtinë në prani të Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai u lut për njërin prej tyre, por nuk u lut për tjetrin. Kur e pyetën për këtë, tha: “Ky e lavdëroi Allahun, kurse ky nuk e lavdëroi .””