“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky e ka dëgjuar Ukbe ibn Suhban Ezdiun se Abdullah ibn Mugafel Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar gjuajtjen me gurë dhe ka thënë: “Me të as vritet gjahu, as mbytet armiku, por vetëm mund t'ia qorrosh ndokujt syrin a t'ia thyesh dhëmbin.””