“Jahja ibn Xhaferi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu e krijoi Ademin sikurse Pamja e Tij dhe e bëri gjashtëdhjetë kute të gjatë. E, pasi e krijoi, i tha: “Shko jepu selam atyre melekëve të ulur dhe dëgjoje përshëndetjen e tyre, e cila do të jetë përshëndetja jote dhe e pasardhësve të tu.” Ai u tha: “Eselamu alejkum (paqja qoftë mbi ju) !” Ata ia kthyen: “Eselamu alejke ve rahmetullah (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty) !” Pra, i shtuan fjalët: “dhe mëshira e Allahut.” Çdokush që do të hyjë në Xhenet, do të jetë në formën e Ademit. Ndërkaq, që atëherë njerëzit vazhduan të zvogëlohen, deri më sot.””