“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Sulejman ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ditën e Bajramit të Kurbanit, i Dërguari i Allahut ﷺ e hipi Fadël ibn Abasin mbrapa në kafshën e tij. Fadli ishte djalosh i pashëm. Kur Pejgamberi ﷺ u ndal para njerëzve për t'iu përgjigjur pyetjeve të tyre, një grua e bukur e fisit hatham erdhi për ta pyetur diçka të Dërguarin e Allahut ﷺ. Fadli filloi ta shikonte atë dhe e mahniti bukuria e saj. Kur Pejgamberi ﷺ ktheu kokën nga ajo, pa Fadlin që po e shikonte, andaj, duke e zgjatur dorën prapa, e kapi Fadlin për mjekre dhe ia shmangu shikimin tutje.” Ajo pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Kur Allahu ua bëri obligim haxhin robërve të Tij, babai im ishte i thyer në moshë, saqë nuk mund të qëndronte as mbi kafshën e udhëtimit. A i llogaritet atij haxhi nëse unë e kryej në vend të tij?” - “Po” , - i tha Pejgamberi ﷺ.””