“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezid Lejthiu se Ebu Ejubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk i lejohet një muslimani ta bojkotojë vëllanë e tij më shumë se tri ditë, saqë, kur takohen, i shmangin shikimet nga njëri-tjetri. Më i miri prej tyre është ai që fillon i pari me selam.” Sufjani përmend se e ka dëgjuar këtë nga Zuhriu tri herë.”