“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu dhe i ka thënë: E kam mësuar përmendsh kështu sikurse ti që je këtu, se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një njeri zuri të shikonte në shtëpinë e Pejgamberit ﷺ përmes një vrime, teksa Pejgamberi ﷺ e krihte kokën me krehër.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Sikur ta dija se po shikoje, do të ta qorroja syrin me këtë. Mu për këtë gjë është vendosur kërkimi i lejes, për shkak të shikimit.””