“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakubi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Omer ibn Hatabi i thoshte të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Mbuloji gratë e tua.” Por, ai nuk e bënte këtë. Gratë e Pejgamberit ﷺ dilnin natë pas nate (për të kryer nevojën) në Menas (vend i njohur në Medinë). Një natë, Sevda bint Zema, e cila ishte shtatgjatë, doli, sakaq Omer ibn Hatabi, duke qenë në ndejë, e pa atë dhe e thirri: “Po të njoh, oj Sevdë!” - kishte dëshirë të zbriste urdhri për t'u mbuluar. Atëherë Allahu e shpalli ajetin e hixhabit.””