“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: Nuk kam parë diçka që e shpjegon më mirë lememin sesa fjala e Ebu Hurejrës; [t]: Mahmudi më ka treguar: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kam parë diçka që e shpjegon më mirë lememin (mëkatin e vogël) sesa fjala e Ebu Hurejrës, kur transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ia ka shkruar birit të Ademit pjesën e tij të zinasë, e cila patjetër do ta gjejë. Kështu, syri bën zina përmes shikimit, gjuha bën zina përmes të folurit. E, ndërsa shpirti dëshiron dhe lakmon, organi gjenital ose do t'i aprovojë të gjitha këto, ose do t'i përgënjeshtrojë.””