“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdusamedi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Muthena, e këtij i ka treguar Thumame ibn Abdullahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ përshëndeste dikë me selam, e bënte këtë tri herë dhe, kur fliste diçka, e përsëriste tri herë.”