“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Jezid ibn Husajfe, e ky nga Busr ibn Seidi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha në një ndejë të ensarëve, Ebu Musai, sikur të ishte i trishtuar, erdhi dhe tha: “I kërkova leje Omerit tri herë (për të hyrë) dhe, meqë nuk më dha leje, u ktheva!” Pastaj më tha: “Çka të pengoi?” Unë i thashë: “Kërkova leje tri herë, e, meqë nuk m'u dha leja, u ktheva, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush kërkon leje tri herë dhe nuk i jepet leje, le të kthehet.” Omeri më tha: “Betohem në Allahun se për këtë duhet të më sjellësh argument!” Atëherë Ebu Musai pyeti: “A ka ndonjë prej jush që e ka dëgjuar këtë prej Pejgamberit ﷺ?” Ubej ibn Kabi tha: “Për Allahun, me ty do të vijë vetëm më i vogli prej nesh.” (Ebu Seidi thotë:) “Unë isha më i vogli prej tyre, andaj shkova me të dhe i tregova Omerit se Pejgamberi ﷺ e ka thënë këtë.” Ibn Mubareku ka thënë: “Më ka rrëfyer Ibn Ujejne, e këtij i ka treguar Jezidi nga Busri se ka thënë: “E kam dëgjuar këtë nga Ebu Seidi.””