“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Omer ibn Dherri. [t]: Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Dherri, e këtij i ka rrëfyer Muxhahidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova me të Dërguarin e Allahut ﷺ (në shtëpinë e tij), ku ai gjeti një tas me qumësht dhe tha: “Ebu Hirr, shko te banorët e sufes dhe ftoji tek unë.” Unë shkova dhe i ftova, kështu që ata erdhën dhe kërkuan leje për të hyrë. Kur Pejgamberi ﷺ u dha leje, ata hynë.””