“Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Xhafer ibn Rebia, e ky nga Abdurrahman ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka treguar ndodhinë e një burri nga benu israilët, i cili kishte marrë një dru, e kishte shpuar dhe brenda kishte futur një mijë dinarë e bashkë me ta edhe një letër për shokun e tij. Omer ibn Ebu Seleme transmeton nga babai i tij se e ka dëgjuar Ebu Hurejrën të ketë thënë: “Pejgamberi ﷺ tha: “Shpoi një dru dhe e vendosi pasurinë brenda tij, ndërsa në letër shkroi: “Prej filanit te filani.””