“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Umame ibn Sehël ibn Hunejfi se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fisi kurejdha kërkuan që Sadi të gjykonte për ta, andaj Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë për ta thirrur. Kur erdhi, Pejgamberi ﷺ tha: “Ngrihuni në këmbë për zotërinë tuaj, - ose tha: për më të mirin tuaj.” Kështu, ai u ul te Pejgamberi ﷺ, i cili i tha: “Këta kërkuan që t'i gjykosh ti.” Ai tha: “Unë gjykoj që luftëtarët të vriten, kurse gratë e fëmijët të robërohen.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Gjykove sipas gjykimit të Mbretit (Allahut Fuqiplotë) .””