“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sejfi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Sahbera Ebu Mameri se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin sikurse më mësonte një sure të Kuranit, ndërkohë shuplaka ime ishte mes dy shuplakave të tij: “Etehijatu lilahi ve salavatu ve tajibatu. Eselamu alejke ejuhe nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu. Eselamu alejna ve ala ibadilahi salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij).” Ibn Mesudi shton: “Kështu thoshim derisa ishte në mesin tonë, e, pasi vdiq, thoshim: “Eselamu ale nebiji (paqja qoftë mbi Pejgamberin ﷺ)!””