“Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Bishr ibn Shuajbi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Kabi se Abdullah ibn Abasi i ka treguar se Aliu, - e kishte fjalën për Ibn Ebu Talibin, - kishte dalë prej (dhomës së) Pejgamberit ﷺ [t:] Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Kab ibn Maliku se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Ali ibn Ebu Talibi doli nga Pejgamberi ﷺ, i cili po e përjetonte sëmundjen e vdekjes, njerëzit i thanë: “O Ebu Hasen, si është gdhirë i Dërguari i Allahut ﷺ?” - Është gdhirë më mirë, elhamdulilah! - tha Aliu. Pastaj Abasi e mori për dore dhe i tha: - A nuk po e sheh se, për Allahun, ti pas tri ditësh do të jesh rob i shkopit (do të udhëhiqesh nga tjetërkush), kurse unë, për Allahun, po vërej se i Dërguari i Allahut ﷺ do të vdesë nga kjo sëmundje, sepse i njoh fytyrat e benu abdulmutalibëve kur janë në prag të vdekjes. Eja të shkojmë tek i Dërguari i Allahut ﷺ ta pyesim kujt i takon kjo çështje (hilafeti). Po na takoi neve, atëherë e marrim vesh, po qe se ia lë dikujt tjetër, flasim me të që të na e lërë neve.” Aliu tha: “Për Allahun, nëse ia kërkojmë këtë (hilafetin) të Dërguarit të Allahut ﷺ e ai nuk na e jep, atëherë, pas tij, as njerëzit nuk do të na e japin. Andaj, kurrë nuk do t'ia kërkoj këtë gjë Pejgamberit ﷺ.””