“Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që një person ta ngrejë tjetrin nga vendi për t'u ulur dikush tjetër aty, por ngushtohuni dhe bëni vend. Nafiu tregon: “Ibn Omeri urrente që një person të ngrihej nga vendi për t'i lëshuar vendin një tjetri.””