“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ falej nga mesi i shtratit, ndërsa unë isha e shtrirë në mes tij dhe kiblës. Edhe po të kisha ndonjë nevojë, më vinte keq të ngrihesha e t'i drejtohesha atij, andaj zvarritesha ngadalë (për të dalë nga shtrati).””