“Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Halidi. [t]: Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Avniu, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Halidi, e ky nga Ebu Kilabe, e këtij i ka rrëfyer Ebu Melihu, i cili tregon se, pasi ka hyrë bashkë me Zejdin te babai i tij (Ebu Kilabe), Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ ia kishin përmendur agjërimin tim. Kur erdhi tek unë, i ofrova një jastëk prej lëkure, të mbushur me fije palme , por ai u ul në tokë, e jastëku mbeti mes meje e tij dhe tha: - “A nuk të mjaftojnë tri ditë për çdo muaj?” - O i Dërguari i Allahut..., - i thashë. - “Pesë?” - tha ai. - O i Dërguari i Allahut... - “Shtatë?” - O i Dërguari i Allahut... - “Nëntë?” - O i Dërguari i Allahut... - “Njëmbëdhjetë?” - O i Dërguari i Allahut... Pastaj tha: “Nuk ka agjërim më shumë se agjërimi i Davudit ﷺ. Ai agjëronte gjysmën e kohës: një ditë agjërim, një ditë ngrënie.””