“Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur të jeni tri veta, të mos i pëshpëritin dy prej tyre njëri-tjetrit e ta lënë anash të tretin përderisa të mos jeni përzier me njerëz të tjerë, sepse kjo e mërzit atë.””