“Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur Pejgamberi ﷺ shpërndau plaçkën e luftës, një burrë ensar tha: “Me ndarjen e kësaj preje nuk është synuar kënaqësia e Allahut.” Unë thashë: “Betohem në Allahun se do të shkoj te Pejgamberi ﷺ (për t'i treguar). Kur shkova, ai ishte me një grup njerëzish, kështu që i tregova fshehurazi. Ai u zemërua aq shumë, saqë iu skuq fytyra, pastaj tha: “Allahu e mëshiroftë Musain, është fyer edhe më rëndë se kaq, por ka duruar!””