“Seid ibn Rabiu dhe Muhamed ibn Arare na kanë thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Bera ibn Azibin se Pejgamberi ﷺ e ka urdhëruar një person ... [t]: Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Is'hak Hemdaniu se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ këshilloi një njeri duke i thënë: “Kur të shkosh në shtrat, thuaj: “Allahume eslemtu nefsi ilejke, ve fevedtu emri ilejke, ve vexhehtu vexhhi ilejke, ve elxhetu dhahri ilejke, ragbeten ve rahbeten ilejke, la melxhe'e ve la menxha minke ila ilejke. Amentu bi kitabike ledhi enzelte ve bi nebijike ledhi erselte (O Allah! Ty ta kam dorëzuar veten time, çështjen time ta kam lënë vetëm Ty, fytyrën time e kam kthyer nga Ti dhe vetëm te Ti mbështetem, duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar prej Teje. Strehim dhe shpëtim ka vetëm te Ti. Kam besuar në Librin Tënd që e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar) .” Nëse vdes (atë natë) , do të vdesësh në natyrshmërinë islame.””