“Musa ibn Ismaili më ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Abdulmeliku, e ky nga Ribiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shtrihej në shtrat gjatë natës, e vendoste dorën nën faqe dhe thoshte: “Allahume bismike emutu ve ahja (O Allah, me emrin Tënd vdes dhe ngjallem) .” E, kur zgjohej, thoshte: “Elhamdulilahi ledhi ahjana bade ma ematena ve ilejhi nushur (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë) dhe tek Ai është ringjallja) .””