“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahid ibn Zijadi, e këtij i ka treguar Alaë ibn Musejebi, e këtij i ka treguar babai i tij se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ shtrihej në shtrat, binte në krahun e djathtë, pastaj thoshte: “Allahume eslemtu nefsi ilejke, ve vexhehtu vexhhi ilejke, ve fevedtu emri ilejke, ve elxhetu dhahri ilejke, ragbeten ve rahbeten ilejke, la melxhe'e ve la menxha minke ila ilejke. Amentu bi kitabike ledhi enzelte ve nebijike ledhi erselte (O Allah! Ty ta kam dorëzuar veten time, fytyrën time e kam kthyer nga Ti, çështjen time ta kam lënë vetëm Ty dhe vetëm te Ti mbështetem, duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar prej Teje. Strehim dhe shpëtim ka vetëm te Ti. Kam besuar në Librin Tënd që e ke zbritur dhe në Pejgamberin Tënd që e ke dërguar) .” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush e thotë këtë lutje dhe vdes mu atë natë, vdes në natyrshmërinë islame.””