“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Mehdiu, e ky nga Sufjani, e ky nga Seleme, e ky nga Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë bujta te Mejmunia. Kështu, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe shkoi për nevojë, pastaj lau fytyrën e duart dhe fjeti. Më vonë u zgjua, shkoi te caliku, ia zgjidhi lidhësen dhe mori një abdes mesatar, nuk harxhoi shumë ujë, por e përsosi mirë dhe filloi të falet. Unë u ngrita dhe fillova të shpihem, sepse nuk doja që ai ta kuptonte se e kisha përcjellë. Unë mora abdes, ndërsa ai falej, pastaj shkova në anën e tij të majtë, kurse ai më kapi për veshi dhe më zhvendosi në anën e djathtë. Namazi i tij u plotësua me trembëdhjetë rekate, pastaj u shtri dhe fjeti, saqë gërhiti, sepse, kur flinte, zakonisht gërhiste. Kur Bilali e thirri për namaz, ai u fal pa e ripërtërirë abdesin. Në lutjen e tij thoshte: “Allahume ixhal fi kalbi nura, ve fi besari nura, ve fi semi nura, ve an jemini nura, ve an jesari nura, ve fevki nura, ve tahti nura, ve emami nura, ve halfi nura, vexhal li nura (O Allah, më jep dritë në zemrën time, dritë në shikimin tim, dritë në dëgjimin tim, dritë në anën e djathtë, dritë në anën e majtë, dritë mbi mua, dritë nën mua, dritë para meje, dritë pas meje dhe bëj dritë për mua) !” Kurejbi shton: “Ndërkaq, shtatë (fjalë a drita) të tjera i pata harruar, derisa takova njërin prej bijve të Abasit, i cili m'i tregoi: “Ai tha: “(Më jep dritë në) nyjat e mia, në mishin tim, në gjakun tim, në flokët e mi, në lëkurën time!”, si dhe dy të tjera.””