“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Sulejman ibn Ebu Muslimin, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ zgjohej natën për t'u falur, thoshte: “Allahume, lekel hamdu, ente nuru semavati vel erdi, ve men fihine, ve lekel hamdu ente kajimu semavati vel erdi ve men fihine, ve lekel hamdu entel haku ve vaduke hakun, ve kavluke hakun ve likauke hakun, vel xhenetu hakun venaru hakun, ve seatu hakun, ve nebijune hakun, ve Muhamedun hakun, Allahume leke eslemtu ve alejke tevekeltu ve bike amentu ve ilejke enebtu, ve bike hasemtu, ve ilejke hakemtu, fagfir li ma kademtu ve ma ahartu, ve ma esrertu ve ma alentu, ente elmukadimu ve ente elmuahiru, la ilahe ila ente”, ose ka thënë: “La ilahe gajruke. (O Allah, Ty të takon falënderimi, Ti je Drita e qiejve dhe Tokës dhe ç'ka në to. Ty të takon lavdërimi, Ti je Kujdestari i qiejve dhe Tokës dhe ç'ka në to. Ty të takon lavdërimi. Ti je i Vërteti. Premtimi Yt është i vërtetë. Fjala Jote është e vërtetë. Takimi me Ty është i vërtetë. Xheneti është i vërtetë dhe Xhehenemi është i vërtetë. Kiameti është i vërtetë. Pejgamberët janë të vërtetë dhe Muhamedi ﷺ është i vërtetë. O Allah, Ty të jam nënshtruar, te Ti jam mbështetur, në Ty kam besuar dhe te Ti jam kthyer. Për Ty armiqësohem, te Ti gjykohem, m'i fal mëkatet e kaluara, të tashmet, të fshehurat dhe ato publike. Ti je i Pari dhe i Fundit, s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje) .””