“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatimja u ankua për dhimbjen e duarve nga bluarja e drithit. Kështu, ajo shkoi t'i kërkojë Pejgamberit ﷺ një shërbëtor, por nuk e gjeti atë, prandaj ia përmendi Aishes. Kur Pejgamberi ﷺ u kthye, Aishja i tregoi. Rrjedhimisht, Pejgamberi ﷺ erdhi te ne kur tanimë ishim shtrirë për të fjetur. Fatimja tregon: “Unë desha të ngrihem, por ai tha: “Qëndro aty ku je.” Ai ul mes nesh, saqë freskinë e këmbëve ia ndjeja në gjoksin tim dhe na tha: “A doni t'ju mësoj diç ka që është më e mirë për ju se shërbëtori? Kur të shtriheni për të fjetur në shtretërit tuaj, bëni tekbir (Allahu ekber) tridhjetë e katër herë, tesbih (subhanallah) tridhjetë e tri herë dhe falënderoni (elhamdulilah) tridhjetë e tri herë. Kjo është më e mirë për ju sesa një shërbëtor.” Shuëbe transmeton nga Halidi, e ky nga Ibn Sirini, se ka thënë: “Tesbih (subhanallah) tridhjetë e katër herë.””