“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Selemes se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur shkuam në Hajber me Pejgamberin ﷺ, një burrë tha: “O Amir, a po na reciton diçka nga poezitë e tua?” Atëherë ai zbriti dhe filloi të recitojë poezi duke thënë: "Për Allahun, sikur të mos ishte Allahu, ne nuk do të udhëzoheshim...” Recitoi më shumë se kaq, por nuk e mbajta në mend. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush është ky ngasës?” - Amir ibn Ekvai, - i thanë. - “Allahu e mëshiroftë!” - tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, sikur të kënaqeshim edhe pak me të? - tha njëri. Pejgamberi ﷺ i rreshtoi njerëzit për luftë dhe, gjatë luftës, Amiri u godit me tehun e shpatës së vet dhe vdiq. Me t'u ngrysur, njerëzit ndezën shumë zjarre, gjë që bëri të Dërguarin e Allahut ﷺ të pyesë: - “Ç'janë këto zjarre? Përse i keni ndezur?” - (Po ziejmë) mish gomarësh, - i thanë. - “Derdheni atë që është në to dhe thyejini enët!” - O i Dërguari i Allahut, a bën t'i derdhim enët dhe t'i pastrojmë (në vend se t'i thyejmë)? - pyeti dikush. - “Bën edhe ashtu!” - i tha Pejgamberi ﷺ.””