“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Musejeb ibn Rafiu se Verradi, i çrobëruari i Mugire ibn Shuëbes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Mugire i shkroi një letër Muavi ibn Ebu Sufjanit: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ jepte selam pas çdo namazi (farz), thoshte: "La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin Kadir. Allahume la mania lima atajte, ve la mu'tije lima menate. Ve la jenfeu dhel xhedi minkel xhed (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë. O Allah! Askush nuk mund të pengojë nëse Ti jep dhe askush nuk mund të japë nëse Ti e pengon. Askujt nuk mund t'i bëjnë dobi pasuria dhe prejardhja në raport me Ty) .” Shuëbe e transmeton këtë nga Mensuri i cili thotë: “E kam dëgjuar Musejebin.””