“Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Asnjëri prej jush të mos thotë: “O Allah, më fal nëse do! O Allah, më mëshiro nëse do!” Mirëpo, le të jetë këmbëngulës në lutjen e tij, sepse askush s'mund ta detyrojë Atë.””