“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Ubejdi, i çrobëruari i Ibn Ez'herit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lutja i pranohet atij që nuk tregohet i ngutshëm duke thënë: “U luta, por nuk m'u pranua.””