“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Ebu Alije se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut gjendej në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabu semavati vel erdi ve rabul arshil adhim (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, të Tokës dhe Zotit të Arshit të Madh) .””