“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hisham ibn Ebu Abdullahu, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Alije se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ gjendej në vështirësi, lutej: “La ilahe il-lallahul adhimul halim, la ilahe il-lallahu rabul arshil adhim, la ilahe il-lallahu rabu semavati ve rabul erdi, ve rabul arshil kerim (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Madhit, të Butit. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh. S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të Arshit fisnik) .” Vehbiu ka thënë: “Njëjtë na ka treguar Shuëbe nga Katadja.””