“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i kërkonte mbrojtje Allahut nga belatë, nga gjërat që çojnë në përfundim të keq, nga caktimi që dëmton dhe nga gëzimi i armikut (me fatkeqësinë e tij). Sufjani ka thënë: “Në hadith janë përmendur tri, ndërsa unë e kam shtuar një, nuk e di cilën.””