“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po faleshim me Pejgamberin ﷺ, u dëgjuan zërat e disa burrave duke hyrë në xhami (nga ngutja). Kur e kreu namazin, Pejgamberi ﷺ i pyeti: - “Ç'është puna juaj?” - U ngutëm që ta arrijmë namazin, - iu përgjigjën. - “Mos e përsëritni! Kur të vini për namaz, jini të qetë. Pjesën e arritur të namazit faleni, kurse atë që ju ikën, plotësojeni”, - u tha Pejgamberi ﷺ.””