“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi, e ky nga Ebu Hurejra; [t]: Zuhriu transmeton nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur ta dëgjoni ikametin, shkoni në namaz, duke ecur të qetë dhe me modesti, e mos u ngutni. Pjesën e arritur të namazit faleni, e atë që ju ikën, plotësojeni.””