“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, të Dërguarin e Allahut ﷺ e pyetën aq shumë, saqë e tepruan, e në atë rast ai u zemërua, andaj hipi në minber dhe tha: “Çfarëdo që më pyetni sot, do t'jua sqaroj.” Unë shikoja djathtas e majtas dhe pashë se të gjithë kishin mbuluar kokat me rrobë dhe qanin. Aty ishte një njeri që, kur grindej me të tjerët, ia vishnin emrin e një babai tjetër. Ai u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kë kam baba unë?” - “Hudhafen” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj, Omeri tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për Pejgamber. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga sprovat.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh se sot. Xheneti dhe Zjarri m'u shfaqën pranë, saqë i pashë nëpërmjet këtij muri.” Kur Katadja e përmendte këtë hadith, e lexonte edhe ajetin: “O besimtarë! Mos pyetni për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin...” (Maide, 101)”