“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Amr ibn Ebu Amri, i çrobëruari i Mutalib ibn Abdullah ibn Hantabit, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë Ebu Talhait: “Më gjej një djalosh nga mesi juaj, që të më shërbejë.” Kështu, Ebu Talhai më mori mua dhe më uli prapa tij (në kafshë). Sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ ndalej, unë i shërbeja dhe shpesh e dëgjoja të thoshte: “Allahume, ini eudhu bike minel hemi vel hazeni, vel axhzi vel keseli, vel buhli vel xhubni, ve dalei dejni ve galebeti rrixhali (O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat, pikëllimi, paaftësia, përtacia, koprracia, frika, rëndimi i borxhit dhe mposhtja nga njerëzit) !” Vazhdova kështu t'i shërbej derisa u kthyem nga Hajberi, e në atë rast Pejgamberi ﷺ u kthye me Safije bint Hujejin, të cilën e kishte fituar (si robëreshë të luftës). E pata parë Pejgamberin ﷺ duke i shtruar një rrobë mbi shpinë të devesë, pastaj e hipte atë pas vetes. Kur arritëm në Sahba, urdhëroi të përgatitej një kombinim ushqimesh në një sofrabez të vogël, pastaj më dërgoi mua t'i thërras burrat për të ngrënë. E tillë ishte gostia martesore e Pejgamberit ﷺ me Safijën. Më pas, vazhdoi rrugën derisa, kur u shfaq Uhudi, Pejgamberi ﷺ tha: “Kjo është një kod ër që na do dhe e duam.” Pastaj, kur arriti afër Medinës, tha: “O Allah, unë po shenjtëroj çdo gjë ndërmjet dy kodrave të saj, ashtu siç e pati shenjtëruar Ibrahimi ﷺ Mekën! O Allah, begatoji banorët e saj në mudin dhe sain e tyre!””