“Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ lutej: “Allahume ini eudhu bike minel keseli vel heremi. Vel methemi vel magrami. Ve min fitnetil kabri ve adhabil kabri, ve min fitneti nari ve adhabi nari. Ve min sherri fitnetil gina. Ve eudhu bike min fitnetil fakri. Ve eudhu bike min fitnetil mesihi Dexhal. Allahume igsil hatajaje bi mai thelxhi vel beredi. Allahume neki kalbi mine hatajaje kema nekajte thevbel ebjeda mine denesi. Ve baid bejni ve bejne hatajaje kema beadte bejnel meshriki vel magribi (O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt përtacisë dhe pleqërisë së thellë! Kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt mëkateve dhe borxheve, prej sprovës dhe dënimit të varrit, prej sprovës dhe dënimit të Zjarrit, prej së keqes së sprovës së pasurisë! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovës së varfërisë! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovës së mesihut Dexhall! Zoti im! M'i fshij mëkatet me ujë bore dhe akull! Më pastro zemrën prej mëkateve siç pastrohet rroba e bardhë prej njollave! Më largo prej mëkateve të mia siç e ke larguar lindjen prej perëndimit) !””