“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Amër ibn Ebu Amri se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ thoshte: “Allahume, ini eudhu bike minel hemi vel huzni, vel axhzi vel keseli, vel xhubni vel buhli, ve dalei dejni ve galebeti rrixhali (O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga brengat, pikëllimi, paaftësia, përtacia, frika, koprracia, rëndimi i borxhit dhe mposhtja e njerëzve) !””