“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmelik ibn Umejri se Musab ibn Sadi tregon se Sad ibn Ebu Vekasi porosiste pesë lutje, të cilat i transmetonte nga Pejgamberi ﷺ: “Allahume, ini eudhu bike minel buhli, ve eudhu bike minel xhubni, ve eudhu bike en urade ila erdhelil umuri, ve eudhu bike min fitneti dunja, ve eudhu bike min adhabil kabri (O Allah! Kërkoj të më mbrosh nga koprracia. Kërkoj të më mbrosh nga frika. Kërkoj të më mbrosh nga pleqëria e thellë. Kërkoj të më mbrosh nga sprovat e dynjasë dhe kërkoj të më mbrosh nga dënimi në varr) !””