“Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ lutej duke thënë: “Allahume ini eudhu bike minel keseli vel heremi. Vel magrami vel methemi. Allahume, ini eudhu bike min adhabin nari ve fitneti nar, ve fitnetil kabri ve adhabil kabri, ve sherri fitnetil gina, ve sherri fitnetil fakri, ve min sherri fitnetil mesihi dexhal. Allahume igsil hatajaje bi mai thelxhi vel beredi, ve neki kalbi minel hataje kema junka thevbul ebjedu mine denesi. Ve baid bejni ve bejne hatajaje kema beadte bejnel meshriki vel magribi (O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt përtacisë, dobësisë në pleqëri, borxheve dhe mëkateve! O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt dënimit dhe sprovës së Zjarrit; kundrejt sprovës dhe dënimit të varrit; kundrejt së keqes së sprovës së pasurisë, kundrejt së keqes së sprovës së varfërisë dhe kundrejt së keqes së sprovës së mesihut Dexhall! O Allah, m'i fshij mëkatet me ujë bore dhe akull; më pastro zemrën prej mëkateve siç pastrohet rroba e bardhë prej njollave; më largo prej mëkateve të mia siç e ke larguar lindjen prej perëndimit) !””