“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Selam ibn Ebu Mutië, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kërkonte mbrojtje me këto lutje: “Allahume, ini eudhu bike min fitnetin nari ve min adhabin nari, ve eudhu bike min fitnetil kabri, ve eudhu bike min adhabil kabri, ve eudhu bike min fitnetil gina, ve eudhu bike min fitnetil fakri, ve eudhu bike min fitnetil mesihi Dexhal (O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovës dhe dënimit të Zjarrit! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovës së varrit dhe kërkoj mbrojtjen Tënde prej dënimit të varrit! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovës së pasurisë! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovës së varfërisë! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovës së mesihut Dexhall) !””