“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ lutej duke thënë: “Allahume, ini eudhu bike min fitnetin nari ve adhabin nari, ve fitnetil kabri ve adhabil kabri, ve sherri fitnetil gina ve sherri fitnetil fakri! Allahume, ini eudhu bike min sherri fitnetil mesihi Dexhal! Allahume, igsil kalbi bi mai thelxhi vel beradi, ve neki kalbi minel hataje kema nekajte thevbel ebjeda mined denesi, ve baid bejni ve bejne hatajaje kema beadte bejnel meshriki vel magribi! Allahume, ini eudhu bike minel keseli vel methemi vel megrami (O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovës dhe dënimit të Zjarrit; prej sprovës dhe dënimit të varrit; prej së keqes së sprovës së pasurisë dhe së keqes së sprovës së varfërisë! O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej së keqes së sprovës së mesihut Dexhall! O Allah, më laj zemrën me ujë bore dhe akull; më pastro zemrën prej mëkateve siç pastrohet rroba e bardhë prej njollave; më largo prej mëkateve të mia siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej përtacisë, mëkateve dhe borxheve) !””